Seria A në unison, ‘mbyllim në fushë…’

Serie A me 20 klubet e saj janë në unison për të përfunduar sezonin 2019-20 në fushë.

Klubet e elites italiane në takimin e sotëm me Asamblenë e Liges A, mbledhur me video-konferencë për të diskutuar për disa çështje sportive, u dakortësuan për lojë efektive në fushë. Pozicioni i 20 klubeve, riafirmon atë që u vendos në 21 prill.

Në fillim të kësaj jave, ministri italian i sportit, Vinçenzo Spadafora tha se qeveria mund të përfundojë sezonin, nëse nuk arrijnë një marrëveshje me ligën mbi protokollet mjekësore të nevojshme për të rifilluar ndeshjet.

Sakaq, ligat e tjera të mëdha europiane, Bundesliga dhe Premier League, gjithashtu po planifikojnë të përfundojnë sezonin 2019/20 në fushë.

Më herët, Franca dhe Holanda, kanë deklaruar përfundimin e edicioneve përkatëse. PSG u kurorëzua kampion në Ligue 1, ndërsa Eredivisie përfundoi pa njohur fituesin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!