Duka: ‘Presim derisa ti bien bilbilit nga Facebooku’

Presidenti i FSHF-së Armand Duka në një lidhje Skype për ‘Opinion’ në Tv Klan, foli sot mbi strategjinë për rifillimin e futbollit dhe komunikimin institucional me qeverinë. Duka tha se nuk ka asnjë komunikim apo përgjigje mes palëve. Do presim derisa sa dikush ti bjerë bilbilit nga Facebooku’- tha presidenti Duka.

Situata?

Nuk ka një komunikim zyrtar nuk kemi një protokoll një parashikim.

Keni pyetur?

Atë nisa të them. Jemi përpjekur të komunikojmë me qeverinë përmes mediave. Nuk na është përgjigjur njeri as nga ministria e Shëndetësisë as nga e Arsimit apo institucion tjetër.”

Mesazhe ne telefon meqë skeni marrë përgjigje?

Atë që nisa të them ka të bëjë me faktin se sporti nuk është si një dyqan. Jepet një urdhër që hapet ditën e henë. Ne duhet të përgatitemi. Të bëjmë stërvitje, të gjejmë mënyren se si do kthehemi në stervitje.”

Rrezikshëria?

Nuk marr përsiper të bej specialistin. I kam dëgjuar që e fusin futbollin te rrezikshmëria e lartë por në një fushë futbolli me 10 mijë metër katror mund të stërviten 10 lojtarë.

Nuk mund të thuhet se ende skemi marrë një vendim, si kemi parë apo se kemi në plane.”

Sa persona janë të përfshirë me futbollin?

“Janë mbi 30 mijë njerëz nëse do llogarisësh futbollistë , trajnerë pa sporte të tjera.

Ne kemi bërë disa obsione, kishim plan 2 majin me seanca dhe 20 majin për të luajtur.Për të përfunduar misionet nga UEFA dhe FIFA në fund të korrikut. Duhet thënë diçka. të thuhet si Franca ‘nuk do luhet futboll.

Njerëzit duhet të përgatiten sepse njerzit janë duke u stervitur nëpër shtëpia dhe presin kur do t’i bijnë bilbilit nga facebooku“- tha ndër të tjera Duka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!