Klubet: Dorëzuan dosjet, kriteri financiar bazë për ‘europën’

Nis faza delikate e procesit të paisjes me çeretefikatën europiane të klubëve shqiptare. Në një njoftim të sajin FSHF, ben të ditur se pas përfundimit të afatit dje, klubet dhe raportet e tyre do kalojnë sitat përkatëse për liçencat për eventet e Kupave të Europës..

Baza e dosjeve ka rezultuar ajo që lidhet me kriterin financiar. FSH e publikon në zyrtaren e saj:

“Ditën e djeshme ka përfunduar procesi i dorëzimit të dosjeve të kriterit financiar për të gjitha klubet aplikante për një licensë në kompeticionet e UEFA-s.

Prej ditës së hënë, datë 4 maj 2020 të gjitha dosjet do t’i dërgohen ekspertit të kriterit financiar, i cili do të përpilojë raportet për secilën skuadër. Në përfundim të analizës, të gjitha raportet e ekspertëve do t’i paraqiten Komisionit të Licensimit në FSHF”-shkruan FSHF.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!