Duka: ‘Klubet shqiptare e kalojnë lehtë krizen…’

Armand Duka, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit në një intervistë për “A2News”, u shpreh gjërë e gjatë për situatën aktuale të futbollit në Shqipëri.

Ai tha se Qeveria e Shqipërisë është i vetmi vend në Europë që nuk e ka mbështetur sportin. Kreu i futbollit shtoi se ka një plan ekstra për datat e startit të stervitjeve, kalendarin dhe plan- pagesat ndaj protagonistëve të futbollit…

Datat 20 ose 24 maj si mundësi për të rinisur sa më shpejt, nëse qeveria jep leje që skuadrat të zhvillojnë stërvitje në fillim të majit. Si janë planet e federatës së futbollit?

Kemi bërë një plan për të filluar stërvitjen në 2 maj dhe më 24 kampionatin, por ky plan i joni duhet të bashkohet me një protokoll shëndetësor për të minimizuar përhapjen e virusit. Bëhet fjalë për rikthimin e aktiviteteve pa spektatorë, vetëm për të mbyllur aktivitetet. Urojmë që ne ta përfundojmë këtë garë në fushë.”

UEFA njoftoi shpërndarjen e 4,3 milionë eurove për federatat. Sa të rëndësishme janë këto para për futbollin shqiptar?

Për Shqipërinë janë vërtetë shumë, por këto janë vetëm projekte të orientuara. Nuk ka një fond shtesë as nga FIFA dhe as nga UEFA për Covid-19, por ka një orientim ndryshe të projekteve. Ndryshimi që ka bërë UEFA është që këto fonde të mos detyrohen të përdoren për projektet e mëparshme edhe për të kaluar këtë situatë.”

Ndjesi zhgënjimi për mungesën e mbështetjes sportit shqiptar nga qeveria?

Jo ndonjë zhgënjim i madh, pasi unë nuk kam parë ndonjë qeveri që të ketë prioritet sportin, madje lihet pas dore, si një gjë luksi, si një gjë, por nuk është kështu. Është një lojë e shëndetshme për shoqërinë dhe fëmijët tanë dhe një industri që sjell edhe të ardhura në buxhetin e shtetit. Shqipëria është i vetmi vend në Evropë që nuk ka mbështetur sportin në këtë situatë.”

Pasoja të klubeve ahqiptare nga kjo situatë?

“Duke qenë me buxhete jo shumë të mëdha, klubet shqiptare e kanë më të lehtë për ta tejkaluar këtë krizë nëse do të kthehemi në maj, do përfundojmë kampionatin dhe do të rikthehemi në kupat e Evropës. Besoj se klubet shqiptare do ta kalojnë më lehtë. Por sigurisht që kjo ndërprerje do të jetë një dëm ekonomik edhe për ekipet shqiptare.”-ndër të tjera Armand Duka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!