‘Air Albania’ prodhon lajm, nisin çmimet e kryeveprës…

Investimi më i madh i Federatës Shqiptare të Futbollit, ‘Air Albania Stadium’ është përzgjedhur për të marrë çmimin ‘BigSEE Architecture Award 2020’.

Por jo vetëm kaq. Impainti modern në Tiranë është nominuar edhe si projekti më i mirë (Grand Prix) në kategorinë publike.

‘Air Albania Stadium’, investimi më i madh në historinë e sportit shqiptar, vazhdon të prodhojë lajm edhe pas inaugurimit të tij në 17 nëntor 2019, në ndeshjen kundër Francës, kampiones së botës. Ky investim i Federatës Shqiptare të Futbollit është përzgjedhur për të marrë çmimin ‘BigSEE Architecture Award 2020’ dhe për më tepër është nominuar edhe si projekti më i mirë (Grand Prix) në kategorinë publike.

Fituesit e ‘BigSEE Architecture Award’ do të vlerësohen në festivalin e madh të arkitekturës, që do të zhvillohet më datë 16 tetor 2020 në qytetin e dizajnit në Lubjanë të Sllovenisë. Në këtë festival të gjithë projektet do të ekspozohen për të pranishmit nga Shqipëria, Italia, Bullgaria, Bosnje Hercegovina, Qipro, Republika Çeke, Greqia, Kroacia, Italia, Hungaria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali Zi, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Serbia dhe Turqia.

Qëllimi i ‘BigSEE Architecture’ është për të forcuar suksesin dhe atraktivitetin e Europës Juglindore nëpërmjet kërkimit, vlerësimit dhe promovimit të mrekullisë arkitektonike që është në këto vende’.Lajmi vjen nga FSHF.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!