Jareci: ‘Arbitrat janë stërvitur, jemi gati…’

Shefi i Sektorit të Arbitrave në FSHF, Sokol Jareci, në një prononcim për AbC News, i ka dhënë disa përgjigje komunitetit të sportit.

Ish gjyqtari i UEFA-s u ndal edhe te përgatitjet e skuadrës së xhaketave të zeza dhe pritshmritë në sjellje sportive në fushë…

Gjyqtarët?

“Patjetër, edhe ne jemi pjesë e kampionatit, jemi ekipi i fundit po themi, megjithëse jemi ata që japin verdiktet kryesore në fushë. Edhe ne si sektor arbitrimi, kemi menduar të mbajmë në tonus arbitrat, për të ruajtur formën fizike.

Ne si sektor, po punojmë prej tre javësh, kemi dërguar arbitrave një program special stërvitje. Ne si sektor, jemi përgatitur edhe me video-teste, çdo javë dërgojmë këto situata me video tek arbitrat, për të ruajtur përqendrimin”.

Rregullorja?

 “Deri në përfundimin e sezonit, do t’i përmbahemi rregullores, nuk mund të dalim jashtë rregullores dhe të bëjmë eksperimente. Por ne si sektor, do të mblidhemi dhe do të diskutojmë me Federatën Shqiptare për këtë, për kartonët e verdhë, mund të jemi më të butë në ndëshkimin e lojtarëve”.

Cilësia…

Patjetër që cilësia do të bjerë pak, pasi dhe ne jemi pjesë e futbollit, jetojmë me këtë lojë. Nuk jemi në kushte normale, më vonë mund të dalim në një përfundim. Për momentin, mos prisni çudira nga arbitrat”.

Verdikti?

 Titulli i takon fushës, edhe pse arbitrat shpesh herë bëhen protagonistë me vendimet e tyre. Gjithsesi, në të gjitha kampionatet e botës, titulli ka dalë nga fusha. Edhe këtë sezon, titulli kampion të dalë nga fusha”,-ndër të tjera Jareci.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!