Shulku: Pipero dhe Harxhi moment falenderimi…

FSHF ka vijuar rrugëtimin drejt heronjëve të ditës. Drejt mjekëve dhe infermierëve por dhe gjithë atyre që janë vendosur në ballë të riskut përgjatë luftës ndaj Koronavirusit.

Institucioni i Futbollit, iu ka shpërndarë atyre fanela të përsonalizuara dhe nga një top futbolli, në shenjë mirënjohjeje dhe solidariteti për punën e kryer që nga 12 marsi.

Punonjësit e shëndetësisë prej disa ditësh kanë qenë të pranishëm në ambientet e FSHF-së për të tërhequr këto dhurata, ndërsa disave prej tyre iu dërguan në ambientet e spitalit.

FSHF, e pasyqyron në faqen e saj zyrtare.

“Federata Shqiptare e Futbollit vlerëson maksimalisht Kombëtaren tonë, mjekët, infermierët, sanitarët dhe shoferët e ambulancave të spitaleve Covid-1 dhe Covid-2, që në këtë kohë të pazakonshme po përballen me virusin vdekjeprurës Covid-19.  Për të gjithë “lojtarët tanë”, FSHF vendosi të dhurojë në shenjë vlerësimi dhe mbështetjeje nga një fanellë dhe një top për fëmijët e tyre që të kalojnë me aktivitet sportiv këtë kohë të vështirë.

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, zhvilloi ditën e sotme një takim me Doktorët Pëllumb Pipero dhe Arjan Harxhi, duke i shprehur të gjithë vlerësimin e komunitetit të futbollit për guximin dhe punën e madhe që janë duke bërë këto javë në këtë “ndeshje” të vështirë. Dr. Pipero dhe Dr. Harxhi falenderuan Federatën e Futbollit për dhuratat e bëra dhe mesazhin e dhënë me shpalljen e punonjësve të shëndetësisë Kombëtarja jonë.”- shkruan FSHF. (video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!