Ceferin jep urdhër: ‘Luani në fushë’

Vijon komunikimi i UEFA-s me federatat europiane në versionin on-line. Sot radha e video-konferencës me pjesëmarrjen e sekretarëve të përgjithshëm të 55 federatave anëtare të UEFA-s, teksa për FSHF ishte Ilir Shulku.

“Ditën e sotme u zhvillua video-konferenca me pjesëmarrjen e sekretarëve të përgjithshëm të 55 federatave anëtare të UEFA-s. Në këtë mbledhje drejtuesit e federatave u njohën me situatën aktuale të futbollit europian dhe diskutuan mbi disa opsione të mundshme, në lidhje me rifillimin e aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombëtare për meshkuj dhe femra, sipas detyrave që ishin ngarkuar për dy grupet e punës, që janë krijuar në mesin e muajit mars.

Mbledhja u përshëndet edhe nga presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, që falenderoi të gjithë federatat anëtare për masat e marra dhe kujdesin e treguar për anëtarët e tyre. Në fillim të mbledhjes u prezantua disa opsione kalendarësh në lidhje me skuadrat kombëtare dhe ndeshjet e kompeticioneve të klubeve.

Sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, u njoh me rekomandimin e fortë të dhënë nga UEFA për përfundimin e kompeticioneve vendase në gjithë Europën. Vendimet në lidhje me çështjet e mësipërme do të njoftohen pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, që do të zhvillohet të enjten,”- shkruan FSHF.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!