Federata, 920 mijë euro skuadrave në Peru

Federata e Futbollit të Perusë, ka njoftuar se do të vërë në dispozicion një milion dollarë (920 mijë euro) për klubet e Ligës së Parë dhe të Dytë. E gjitha për të minimizuar humbjet për shkak të ndalimit të kampionateve pas pandemisë koronavirus.

“Kemi marrë dakortësinë nga CONMEBOL për të kaluar fondet e alokuara nga programi ‘Evolution 2020’ për të mbështetur klubet tona të Liga 1 dhe Liga 2”, njoftoi FPF.

Në këtë periudhë klubet peruane janë parë në vështirësi të mëdha, aq sa ditët e fundit një ekip i divizionit të dytë, Deportivo Coopsol, ka shkarkuar të gjithë anëtarët e tij.

Edhe klubi Carlos Mannucci FC, njoftoi dje se nuk do ti paguajë lojtarët e tij. Madje deri në 30 ditë pas përfundimit të pandemisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!