Lukaku i shpëton gjobës, klubi: ‘Djalë i ndjeshëm’

Dje hodhi ‘bombën’ në Instagram teksa tha, se Interi ishte i infektuar me COVID-19 që në janar, teksa sot, Lukaku kërkon falje duke evituar ndëshkimin nga klubi zikaltër…

Interi edhe pse i irrituar, ka vendosur të mos gjobitet sulmuesi, ashtu siç kërkohet nga kodi etik brenda klubit. Lojtari menjëherë kërkoi falje, një falje që shkon deri te mjeku i klubit Piero Volpi.

Nga Pinetina krerët e klubit bëjnë të ditur se vendimi për të mos e gjobitur atë erdhi sepse sulmuesi është një njeri i ndjeshëm dhe shumë njerëzor.

Sakaq, nëna e belgut është diabetike dhe është në rrezik të lartë në rast infeksioni ndaj dhe ky fakt mund të jetë në anën e sulmuesit për të mos u penalizuar me gjobë. ‘La Repubblica’ teksa raporton, e quan fakt të mbyllur deklaratën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!