Lukaku hedh dyshime, Interi i infektuar që në janar

Mbrojtësi i Interit Milan Shkriniar, braktisi fushën pas vetëm 17 minutave lojë në ndeshjen që zikaltërit luajtën me Kaljarin më 26 janar.

Në atë takim, shumë nga futbollistët e Interit përpos sllovakut, patën probleme me fizikun. Aq ka mjaftuar teksa sot në pandemi globale, Lukaku belg, të nis e të mendojë se virusi mund të ketë qarkulluar që asokohe.

E patëm një javë pushim në dhjetor dhe betohem se pasi iu kthyem punës, 23 prej 25 lojtarëve ishin të sëmurë. Nuk bëj shaka. Ne luajtëm kundër Kaljarit. Pas 25 minutave lojë, njëri prej mbrojtësve tanë iu desh të largohej nga fusha. Ai nuk mundi të vazhdonte sepse për pak sa nuk i ra të fikët.

Ndërkaq, njoftimi zyrtar i Interit atë kohë ishte se mbrojtësi pati probleme pasi nuk ishte rekuperuar në kohë pas atij gripi sezonal.

Të gjithë po kolliteshin dhe kishin temperaturë. Kur ngrohesha ndieja shumë më shumë të nxehtë se zakonisht. Kisha vite që nuk kisha temperaturë”- ka deklaruar Romelu Lukaku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!