Kombëtarja e mjekëve merr ‘topin’

“Mjekët, kombëtarja jonë”, zbret në fushë dhe takon heronjtë e dites. Ata që prej mesit të marsit janë në terrenin e tyre të luftës me Covid-19.

Siç kishte premtuar, FSHF ka shpërndarë mesditën e sotme, fanela të kombëtares dhe topa për mjeket dhe infermierët e spitalit infektiv dhe atij ‘Shefqet Ndroqi’ në kryeqytet.

Përfaqësues të institucionit të Futbollit, u panë sot teksa dorëzonin dhurata me logon e FSHF-së, mjekeve dhe infermierëve në këto dy pika stacionare të luftës së pashembullt, që po bëjnë për të shpëtuar njerëz të prekur nga Koronavirusi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!