Kampionat i përfunduar? Belgjika rishikon vendimin…

Takimi i asamblesë së përgjithshme belge, në program të mblidhej sot, u shty për një ditë tjetër. Ajo pritet të përcaktojë fatin e kampionatit belg, i cili në 25 mars përmes Këshillit Administrativ të Pro League, deklaroi përfundimin e sezonit.

Takimi ishte planifikuar fillimisht për 15 prill, por Pro League shpalli sërish një shtyrje të re. Në pritje të vendimeve të Qeverisë dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare, i cili të premten do të vlerësojë situatën në lidhje me ngjarjet e fundit të Koronavirusit.

Reagimi i fortë i UEFA-s, e cila ftoi belgët të mos merrnin vendime të nxituara, duke theksuar se mund të aplikojë përjashtimin nga kupat europiane, duket se ka përshtjelluar vetë drejtuesit e Federatës së Futbollit të Belgjikës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!