Valeri Karpin pranë Lokomotivës…

Lokomotiva e Moskës, mund të zgjedhë të hapë një kapitull të ri të drejtimit të tij teknik. Për këtë, moskovitët kanë shënjestruar një emër të madh të futbollit të luajtur në Rusi e Spanjë si Valeri Karpin.
Kontaktet me ish-mesfushorin 51-vjeçar të lindur në Estoni, teksa tani bën me sukses teknikun, kanë vazhduar për disa javë dhe duket se palët janë shumë pranë akordit.
Ekipi i Lokomotivës është një njohje e vjetër për shqiptarët, pasi në 2015-tën moskovitët u shortuan në një grup (H) me Skënderbeun e Korçës në Europa League.