Ulërima e ‘stadiumëve’ drejt ulërimës së tifozëve…

‘Sporti im.al’: Shënim redaksional.
Keni hyrë ndonjëherë në një stadium bosh? Bëjëni provë. Qëndroni në mes të fushës dhe dëgjoni. Nuk ka asgjë më pak të zbrazët se një stadium i zbrazët.
Nuk ka asgjë më të poshtër se qëndrimi pa askënd. I vetëm’qyqar’. Eduardo Galeano, gazetari i njohur nga Uruguaji, ndarë nga jeta në 2015, do të ishte krenar për ato fjalë të shkruara në ‘Futboll në diell dhe hije’…(libri përfshin edhe dramat dhe tragjeditë e sportit).
Stadiumet ‘ulërijnë’ me zë të lartë këto ditë. Pa pasur nevojë për ndonjë person hobi aty. Ajo që ‘dëgjohet’ dhe çfarë e mbush boshllëkun, është një mesazh imagjinar universal solidariteti. Ai i luftës totale ndaj virusit të mallkuar. Nga i madh e i vogël.
Por…jeta ecën. Në mënyren e saj të komplikuar, e shpresën e madhe të rikthimit në normalitet. Atëherë, stadiumet do mbetën në ‘heshtje’. Ulërima do kalojë te tifozët.
