‘Djalli’ fton të huajt, të enjten në Milano

Pas Interit, radha e Milanit për të kthyer futbollistët jabanxhinj.

Pas datës 3 maj, jeta në Itali pritet të marrë dimensione më të zbutura pasi vetë kryeministri Konte e ka paralajmëruar diçka të tillë.

Nisur këtu, edhe Seria A, nis të mendojë më tepër për të patur një ditë ristarti në futboll. Aq i dëshiruar nga klubet, UEFA, por dhe fansat.

Kështu edhe pse ‘Lega Calcio’, nuk ka vendosur ende për datën fikse të kampionatit, klubet po vrapojnë drejt afrimit të futbollistëve.

Te ‘Djalli’, Zlatan Ibrahimoviç, Leao, Çalhanoglu, Simon Kjaer, Begovic e Pakueta, figurojnë lojtarët e huaj të cilët ditët e ndalesës së jetës aktive për shkak të koronavirusit po i kalojnë në vendet e tyre.

Tani radha e udhëtimit drejt Milanos. I pret një 14 ditor ‘arrest’ shtëpiak përpara se ti nënshtrohen programit stërvitor në Milanelo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!