Higuain, dashuri e përfunduar te Juve?

Gonzalo Higuain mund të vendosë të mos kthehet në Itali te Juventus. Argjentinasi pas problemeve me shëndetin e mamasë së tij por dhe zërave se drejtori bardhezi Paratiçi ka lakuar disa emra si Milik, apo Ikardi në këtë periudhë koronavirusi, për ti sjellë në Torino, vertetojnë thashethemet e përhapura se palët janë drejt divorcit.
Në fakt, kontrata e sulmuesit skadon në qershor 2021, por është e vështirë të mendohet që sezonin e ardhshëm,’ Pipita’ të jetë ende në Torino te bardhezinjtë.
Hipotezat e para kanë nisur. Është përmendur mundësia që ish-sulmuesi i Real Madrid, të kalojë në MLS, aty ku Los Angeles Galaxy, ka shfaqur interes. Por dhe një kthim në Argjentinë, te River Plate, ku ai filloi aventurën e tij në futboll…