Mujeci: ‘U mbyllën kufinjtë, stërvitem në Strumicë’

Ndue Mujeci, shkodrani i Akademija Pandev, ka mbetur i izoluar në Strumicë të Maqedonisë së Veriut.

Sulmuesi 27 vjeçar ndërsa firmosi në 10 janar të këtij viti me skuadrën e re, për një kontratë deri në fund të edicionit, thotë se këto ditë pandemie, po stërvitet sipas një plani të reduktuar.

Mujeci në Shkodër apo Strumicë?

Në Strumicë në karantinë. U mbyllen kufinjtë dhe mbeta këtu. Stërvitem individualisht sipas një plani të stafit teknik të klubit.”

Flisni me familjarët në Shqipëri?

Po rregullisht. Falë zotit janë mirë. Uroj që gjithë kjo situatë me koronavirusin në shkallë globale të shkojë mirë për gjithë shqiptarët dhe njerzimin.”

Akademija Pandev pati rënje javët e fundit…

Po patem disa probleme. Iku trajneri që ishte dhe erdhi një tjetër. Medoj se skuadra ka kualitete dhe objektiv. Synojmë europën nga Kupa sepse jemi në gjysmëfinale. Por dhe nga kampionati, diferencat nuk janë të mëdha.”

Ka një datë nga Federata Maqedonase e Veriut për të nisur kampionati?

“Nuk jam i sigurtë për këtë por na kanë thënë se me shumë mundësi do të nisim përgatitjet në grup në 20 maj.”

Përgjysmim page?

Jo deri tani jo. Na kanë paguar si më parë….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!