Lista/Mbape, lojtari më i shpejtë në botë

Ai ka klas dhe kërkohet nga e gjithë bota. Veçanerisht nga Reali i Madridit. Kilian Mbape, 21 vjeç nuk mjaftohet me kaq. Sipas një statistike të ‘Le Figaro’, Mbape figuron futbollisti më i shpejtë në botë.
Sulmuesi i PSG, ecën me një shpejtësi të lartë prej 36 km/orë. Injaki Ulliams i Atletik Bilbao u rendit në vendin e dytë me 35.7 km/orë. Aubamejang i Arsenalit mbyll podiumin me vendin e tretë me 35.5 km/orë.
Top 10-ta, ecën me Belarabi, Uolker, Sane, Salah, Koman, Odriozola dhe Naço Fernandez. Interasnt fakti që nga Seria A, nuk ka asnjë lojtarë në 10-she.