Sioni hedh në ‘rrugë’ Lenjanin

Rrëmujë totale te klubi i Sionit në Zvicer. Së paku, pas deklaratës së klubit për të hedhur në rrugë disa nga lojtarët përfshirë edhe një futbollist si Ermir Lenjani.

30-vjeçari i Kombëtares kuqezi, prej javësh ishte larguar nga skuadra e parë, duke u bashkuar me ekipin e dytë të Sionit.

Këmbimet në pankinë, nuk kanë sjellë produkt për shqiptarin e Kosovës, që me gjasë ka humbur përfundimisht besimin e klubit, jo vetëm te skuadra e parë por dhe te ajo B.

Nga Zvicra deklarojnë se Lenjani, ka mbetur jashtë çdo lidhjeje me Sionin e teknikut Rikardo Nuno.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!