Lautaro te Barcelona? Siti gati ti paguajë klauzolën

Lautaro ka një kontratë 5-vjeçare me Interin dhe lajmet që dalin janë vetëm deklarata mediatike…

Nga Spanja, çdo ditë vijnë lajme se Lautaro Lartinezin, e pret një të ardhme me fanelën e Barcelonës.

I etur për të luajtur bashkë me Leo Mesin te blaugranët, vetë argjentinasi duket se pëlqen largimin nga Interi. Por agjenti i tij Alberto Iake, përkundër deklaratave të vazhdueshme për një largim të Lautaros ka thënë: Barcelona? “Mendon vetëm Interin. Është tip i mbyllur”.

Sakaq nga Anglia del thashethemi se Mançester Siti është gati të hyjë në bisedime për sulmuesin e Interit.

Sipas ‘Sun’, klubi i Pep Guardiolës do të ishte i gatshëm të paguante klauzolën e përfundimit të 111 milion eurove që në korrik, në mënyrë që të largonte kërkesat e tjera ndaj sulmuesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!