Mjeku i Interit shërohet nga Covid-19, ka këshilla speciale

Volpi: “E kam mundur sëmundjen por kam qenë me fat”.

Nuk ka të përzgjedhur. Prej muajsh bota po ‘kacafytet’ fort me pandeminë Koronavirus. Nuk bëjnë përjashtim as protagonistët e futbollit…

Piero Volpi, mjeku social i Interit, i detyruar të shtrohej në spital në fund të marsit ndërsa rezultoi me koronavirus, i dha një intervistë ‘Corriere dello Sport’ duke dëshmuar për efektet e virusit:

“Kjo sëmundje është shumë më e rëndë sesa mendoni. Njerëzit nuk e kuptojnë. Vetëm në repartet spitalore mund të keni idenë për shtrirjen e kësaj sëmundjeje. Personeli i shëndetësisë po paguajnë një çmim shumë të lartë “.

Faza e dytë?

“Ne duhet të vlerësojmë gjithçka me kujdes, pse të marrim rreziqe tani? Drita jeshile duhet të vijë vetëm nga autoritetet shkencore dhe veçanërisht nga virologët dhe epidemiologët”.

Po për futbollin?

Shëndeti duhet të jetë gjithmonë përparësia. Ekzaminimet mjekësore dhe pajisjet që lejojnë kontrolle të rregullta dhe në kohë do të jenë të nevojshme.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!