Ikona e Liverpulit pozitiv

Sër Keni Dalglish është shtruar në spital pas testimit pozitiv me koronavirus.

Mediat britanike por dhe klubi raportojnë se Dalglish, referuar burimëve familjare, ishte shtruar në spital të mërkurën 8 prill për trajtimin e një infeksioni që kërkonte antibiotikë intravenoz.

Në përputhje me procedurat aktuale, ai është testuar për COVID-19, duke provuar pozitiv pavarësisht se nuk shfaq simptoma.

Para shtrimit në spital, Sër Keni, kishte zgjedhur të izolonte veten për një periudhë më të gjatë se sa rekomandohej.

Dalglish, 69 vjeç, figuron një legjendë e Liverpulit me të cilën ka fituar 3 kupa kampione si lojtar dhe tituj të panumërt si futbollist, apo trajner.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!