Kombëtarja e Zvicres heq dorë nga …paratë

Lojtarët e ekipit kombëtar të Zvicrës dhe tekniku Vladimir Petkoviç, kanë vendosur të heqin dorë nga një pjesë e mirë e kompensimit financiar (mbi një milion franga) që duhet të kishin marrë nga Federata Zvicerane e Futbollit.

Kjo pas krizës ekonomike, pasojë e pandemisë koronavirus. “Në raste si këto ne duam dhe duhet të qëndrojmë së bashku dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin. Lojërat e vështira fitohen së bashku,“- tha Petkoviç.

Ndërkaq edhe kapiteni Stefan Lishteiner komentoi rastin duke thënë: “Me këtë gjest ne kemi dashur të dërgojmë një sinjal solidariteti dhe të demonstrojmë lidhjen tonë me Federatën e Futbollit zviceran”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!