Guardiola humb mamanë…

Nëna e Pep Guardiolës, Dolors Sala Carriò, vdiq sot në moshën 82 vjeçe nga Covid-19.
Situata e rëndë preku thellë botën e futbollit ndërsa të gjithë miqtë e Guardiols në mbarë botën duket se janë pranë teknikut të Sitit.

Tekniku katalanas humbi nënën e tij 82-vjeçare Dolors Sala Carrió’. Klubi anglez i Sitit, e njoftoi lajmin përmes rrejeteve sociale.

“Familja e Mançester Sitit e hidhëruar njofton vdekjen e nënës së Pep, Dolors Sala Carrio, pas infektimit me koronavirus. Ajo ishte 82 vjeç. Të gjithë pjesëtarët e klubit dërgojnë ngushëllimet e tyre më të përzemërta në këtë kohë të vështirë për Pep, familjen e tij dhe të gjithë miqtë e tyre”

Dolors u nda nga jeta ndërsa ishte në qytetin e Manresa, në Katalonjë, pasi më herët ishte prekur nga Covid-19.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!