Shkëndija ‘ndez’ spitalin, dhuron ndihmë…materiale

Shkëndija e Tetovës gjithnjë në pararojë. Edhe pse rezlutatet sportive këtë edicion nuk janë ende në perfeksion, ajo jashtë fushe, duket në lartësi.

Së fundi klubi tetovar, nisur nga pandemia Koronavirus, ka mbledhur fonde brenda klubit dhe ka kontribuar për personelin e spitalit Klinik të Tetovës.

Skafindera, doreza, dezinfektues, termometra infrared, saintaizerë dhe materiale tjera janë ata që tre lojtarë të Shkëndijës kanë dhuruar sot.

“Duke vlerësuar angazhimin e parezervë të komplet personelit mjekësorë të Spitalit Klinik të Tetovës, që nuk kursejnë asgjë nga vetja, madje rrezikojnë edhe shëndetin personal në interes të të qenurit në shërbim të qytetarëve në nevojë, klubi ynë në shenjë solidarizimi me ta ofron mbështetje përmes një donacioni (skafindera, doreza, dezinfektues, termometra infrared, saintaizerë dhe materiale tjera të nevojshme për situatën e krijuar). “-shkruan ndër të tjera klubi në faqen zyrtare.

“Shkëndija është e popullit dhe mbështetja e madhe e publikut gjithmonë ka qenë forcë shtesë për skuadrën. Tani në këto momente të krizës globale me përhapjen e pandemisë së virusit COVID-19, ne ndjejmë përgjegjësi për të qenë me dhe për popullin në mënyra të ndryshme.

Përveç mbështetjes individuale që si futbollistë kemi ofruar ku kemi ndjerë se është nevoja, kemi parë të arsyeshme që të zgjasim dorën e ndihmës edhe për mantelat e bardha, gjegjësisht stafin mjekësorë që nuk kursen asgjë për tu dalë në ndihmë gjithë të prekurve nga virusi korona.

Futbolli është sport ekipor dhe ne kemi bindjen se duke qëndruar pranë njëri tjetrit do ta fitojmë edhe këtë sfidë, për të dalë sa më shpejtë nga kjo situatë“, -deklaron futbollisti Mevlan Murati, i cili bashkë me Enur Totren dhe Omar Imerin ishin ata që dorzuan donacionin në Repartin e Sëmundjeve Infektive pranë Spitalit Klinik në Tetovë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!