Enis Bardhi: ‘Kosova ka ecur shumë, tifozët të shijojnë ndeshjen…’

Enis Bardhi sot në një lidhje skype me emisionin “Fan Zone” në Supersport, foli për ndeshjet e play off-it me Kosovën, karierën personale, koronavirusin nëpër këmbë dhe planet për të ardhmen.

Fantazisti aktivizohet me Levanten, teksa prej 3 edicioneve konsiderohet një nga lojtarët kryesorë të ekipit. E harroi Kosova e Shqipëria dhe 24-vjeçari këto çaste përfaqëson kombëtaren e Maqedonisë së Veriut.

Ndeshja me Kosovën?
Me Kosovën do jetë një ndeshje shumë e bukur. Shpresoj që të jetë një lojë si të tjerat, shpresoj që të rikthehemi shpejt në fushën e lojës dhe ta presim me emocion atë ndeshje. Dua që ta luajmë me tifozë, pasi është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe historike.

Të dyja kombëtaret do të përpiqen të shkojnë në Europian. Në fushë jemi të gjithë profesionistë dhe do luajmë për fitoren. Tifozët duhet të shijojnë ndeshjen. Kosova ka ecur shumë, e kam ndjekur në shumë ndeshje dhe ka shumë kualitete.”

E veçantë kjo ndeshje për ju?
Po. Nënën e kam nga Kosova babain nga Maqedonia dhe shpresoj te fitoje ai që e meriton. Unë besoj te eksperienca që kemi ne, pasi kemi bërë shumë ndeshje bashkë. Shpresoj që të jemi të gjithë në formë dhe të marrim fitoren.”

Kur pritet të rifilloni stërvitjen?
U tha se mund të nisnim stërvitjen individualë në fushë në 4 maj, por për shkak të të prekurve që raportohen nga dita në ditë, u shty dhe mendoj se do të rinisim në 11 maj.”

E ardhmja?
Ka pasur interesime për mua, por është koha e koronavirusit dhe për momentin nuk kemi asgjë konkrete. Por nëse do jetë mundësia për një lëvizje, do e shikoja mirë. Më pëlqen shumë La Liga, ndonëse do kisha dëshirë të provoja një kampionat tjetër, por të shikojmë të ardhmes nuk i dihet.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!