Kumbulla: “Dibala, sulmuesi më i frikshëm”

Talenti kuqezi, thotë se ka idhull Kielinin. Nuk preferon të përmendë emra klubesh me interes drejt tij. Edhe pse aludohet që së fundi në skenë ngjitet Real Madrid.

E duan të gjithë kulbet e mëdha në Europë por 20 vjeçari nga Malësia e Madhe Marash Kumbulla, nuk ‘dekonspirohet’ teksa pyetet nga mediat sportive italiane.

Duke folur për ‘Corriere della Sera’, mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla, ka deklaruar se sulmuesi më i frikshëm përpara tij nuk është Ronaldo por Dibala.

Dibala ka qënë sulmuesi që më ka vendosur më së shumti në veshtirësi. Që fëmijë kam mbajtur posterin e Kielinit në dhomë. Juriç trasmeton mjaft mirë idetë e tij.

E dinim që në fillim që nuk jemi dobët, pak a shumë që në filim të sezonit”- ka deklaruar Marash Kumbulla së fundi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!