Milan i kthehet nostalgjisë, Saviçeviç ‘gjeniu’

Shqipëri-Francë në 17 nëntor. Mes të ftuarëve të FSHF-së për inagurimin e ‘Air Albania Stadium’ edhe ish-ylli i Milanit, sot President i Federatës Malazeze të Futbollit, Dejan Saviçeviç. Me një vizitë speciale në Presidencë…

Një material special kushtuar 4 blerjeve të kohës së Berluskonit gjatë merkatos së verës 1992 sjellë në vemendje nga ‘TMW’, duket se kërkon të ‘ngacmojë’ drejtuesit aktualë të Milanit….

Papën, Saviçeviç, Boban dhe Lentini, janë ‘kuarteti’ sfidues. Malazezi vjen me nofkën ‘Gjeniu’.

Në fakt klubi i Milanit për blerjen e Dejan Saviçeviç nga Crvena Zvezda e Beogradit në 1992, ishte 10 miliardë lira. Aventura zgjati deri në vitin 1998 kur Dejan vendosi të kthehej në Beograd.

Sulmuesi i dha fund përvojës në Milano pas 144 paraqitjeve dhe 34 golave ​​të realizuar. Me suksesin e madh në finalen e Ligës së Kampionëve në 1994 teksa Milani fitoi kundër Barcelonës së Krujfit 4-0 në Athinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!