Milan nuk shitet, Gazidis nis nga e para…
“Elliot” nuk e shet Milanin. 75 milion euro gati për Ralf Ragnik, (ish-trajneri i Lajpcig në Gjermani), Gazidis me kompetenca të plota. Ky është titulli i madh në mediat italiane lidhur me zërat e fundit që qarkullojnë te shtëpia e ‘Djallit’.
Herët a vonë, ‘Elliot’ do të heqë dorë nga Milan. Por jo tani. Siç raportohet nga ‘La Gazzetta dello Sport’, kuqezinjtë do të fillojnë sërish me Ivan Gazidis, njeriun e zgjedhur nga familja Singer për projektin Milan.
CEO ka kompetenca të plota dhe po punon për sezonin e ardhshëm. Në këtë kuptim, dialogu me Rangnick është i përditshëm.
Këto ditë trajneri gjerman po bisedon intensivisht me Gordon Singer, Xhorxhio Furlani dhe, Ivan Gazidis. Optimizmi është aty, Ragnik pranë marrveshjes e cila pritet të vijë në fund të muajit prill.
Sakaq, në marrëveshjen e 23 dhjetorit të vitit të kaluar, Elliot kishte parashikuar një investim prej 100 milion eurosh, por urgjenca koronavirus, detyroi krerët e Milanit të ndryshojnë planet. Milani do ta ulë kuotën fillestare, duke e çuar atë në 75.