Shtubina ia hedh, analizat negativ…

U fol se mesfushori sulmues i Vllaznisë Ndriçim Shtubina rrezikonte të ishte prekur nga COVID-19. Të aferm të tij dolën pozitiv ndërsa dje vetë 33 vjeçari pranoi se ditë më parë, ka patur kontakte me të afermit.

Por për fat të mirë, ditën e sotme ka dalë edhe përgjigja ndërsa Shtubina ka rezultuar negativ.

Pas këtij raporti mjeksor, futbollisti dhe ambienti te Vllaznia mund të rrinë të qetë, pasi ishin në ankth.

Lajmin e mirë, e ka konfirmuar mjeku i klubit Vllaznia Ilirjan Haxhaja, i cili në profilin e tij zyrtar shkruan se futbollisti ka dalë negativ dhe asnjë nga futbollistët e klubit nuk figurojnë të infektuar.

LKJ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!