Flamurtari, ‘xhiro’ në bulevard

Me klubin në vështirësi (klasifikim) dhe Troisin në Greqi, pas pandemisë koronavirus, Flamurtari i Vlorës po kalon situatën më delikate të dekadës së fundit. Shkodranët janë kthyer pranë familjeve të tyre ndërsa të tjerët po ashtu…

Përjashtim bëjnë ‘kolonia’ braziliane. Sulmuesi Velder i vetmi nga futbollistët e Flamurtarit që është kthyer në vendlindje. Të tjerët gjëndën në Vlorë. Lukas Ramos, Karlos Henrike Ramos dhe Indio Oliverira, janë ende në Vlorë.

Ata janë parë në kohën e lejuar të qarkullojnë në rrugët e qytetit ndërsa sipas informacionëve nga Vlora, askush nga lojtarët nuk ka kryer asnjë seancë stërvitore.

Ndërkaq, ndërsa brazilianët kanë arsye për të qëndruar në Vlorë, habit fakti që Jorgos Sarris deri ditët e fundit ka qënë me lojtarët e huaj në ambientet e klubit.

Mesfushori grek me gjasë pret ndonjë ‘këst’… Sarris edhe kur u rikthye pas janarit, ishte mes dilemave të vijimësisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!