Tirana kampione, Egbo zgjedh…mënyrën

U paraqit me një bluzë të Tiranës me inicialet E.E (Emanel Egbo). Trajneri nigerian i bardhebluve Egbo, në një rrëfim në ‘Fan Zonë’ për Supersport, ndalet te situata aktuale me karantinën e tij dhe gjithë vendit si dhe te Tirana e tij që kryeson 10 javë nga fundi me 9 pikë nga vendi i dytë.

Nuk ju ndali askush sepse ju thonit gjithnjë Zoti. E kishit parashikuar këtë?

Nuk është se nuk i kam bërë llogaritë për koronavirusin. Përsëri mendoj se gjithçka është në dorë të Zotit”.

Stërvitja?

“Kampionati shqiptar quhet Superligë dhe nuk është amator. Me stafin kemi krijuar menjëherë kushtet që ata të stërviten. E kemi krijuar menjëherë besimin me lojtarët që të stërviten, që të mos jemi në mbipeshë pas karantinimit.”

Futbollistët?

“Jam gjithmonë në komunikim me lojtarët, disa e kanë shumë të vështirë pasi e kanë familjen larg. Në radhë të parë duhet të jemi më të interesuar për shëndetin e tyre. Kam besim se lojtarët pasi të fillojë kampionati, ata do të jenë 60-70% gati.”

Lutur për largimin e koronavirusit?

“Jam lutur te Zoti që kjo situatë të kalojë dhe besoj që gjithçka do të ndryshojë. Largimi i virusit është vetëm çështje kohe. Nuk mendoj për kupat e Europës. Në karantinë kam parë shumë pak TV, vetëm ndonjë lajm. Më shumë kam studiuar në kompiuter gjërat që më interesojnë më shumë. Kam bëra gjërat që nuk kisha kohë t’i bëja më parë”.

Titulli në tavolinë?

Nuk e di së çfarë kërkohet. Thonë se UEFA penalizon. Atëherë të luajmë. Por pse të mos e pranoja titullin dhe në tavolinë?! Do ishte kënaqësi ta merrnin në fushë dhe të luajmë deri në fund”, -ndër të tjera Emanuel Egbo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!