Shtubina heq ‘shiritin’: ‘Zbatoni rregullat’

Rrëfim special i futbollistit shkodran të Vllaznisë, Ndriçim Shtubina sot për ‘News 24’.

Mesfushori i kuqebluve pati një histori delikate javët e fundit pasi ai kishte kontaktuar të aferm të tij që më pas dolen pozitiv ndaj COVID-19. Testi i parë doli negativ për Shtubinën…në pritje të atyre të radhës.

Situata shkon zinxhir…

Të them të drejtën kjo situatë nuk është e mirë, duhet patur kujdes është shumë e rrezikshme, një sëmundje ngjitëse. Ju bëj thirrje gjithë shqiptarëve të bëjnë kujdes e të qëndrojnë në shtëpi .

Edhe unë të them të drejtën kam neglizhu pak në këtë situatë, nuk është mirë. Gjithsesi, unë kam kontaktu me doktorin dhe pas testeve është vendosur që unë të rri në shtëpi dhe të shohim testet e radhës.

Si po e kaloni këtë periudhë?

Të them të drejtën është e vështirë. Fillimisht kisha siklet deri sa mora përgjigjen e analizave. Gjithsesi është e vështirë, duke parë dhe fëmijët që rrinë afër duhet të mbaj distancën me ta .

Sa e vështirë për një futbollist?

Është e vështirë , shumë e vështirë sepse një futbollist humb shumë gjëra kur rri në shtëpi. Merr peshë shumë dhe është shumë e dëmshme për futbollin. Duhen ndjekur mirë rregullat, por edhe ato të qeverisë sepse përndryshe do kemi shumë probleme. Këshilla ime është të zbatojme të gjitha udhëzimet që na jepen sepse ata janë specialistët e fushës.

Si e shikoni fillimin e sezonit?

Duke parë dhe situatën që ndodh është e vështirë, por kam besim që do dalim shpejt nga kjo situatë. Uroj që çdo shqiptar të jetë mirë, ta kalojnë, dhe pastaj të vazhdojmë dhe me futbollin.

Garanci financiare?

Po, kemi marrë garanci, por janë disa procedura, sepse ne jemi një klub që funksionojmë si bashki. Gjithçka ka qenë korrekte, por për momentin unë nuk di të përgjigjem sepse nuk jam i informuar dhe nuk e di shumë mirë.

Keni një mesazh për qytetarët e Shkodrës?

Mesazhi im është të ndjekim rregullat që ka vendosur mjekësia, të mos neglizhojmë, sepse dhe unë neglizhova një rast. Ja që ndodhi, të paktën qëndroni në shtëpi , zbatoni rregullat e mjekësisë sepse përndyshe do keni shumë probleme- tha 33 vjeçari Ndriçim Shtubina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!