Nurishmi: ‘Kampionati nis me 31 maj…’

Shefi i Sektorit të garave pranë FSHF-së, Lysien Nurishmi tha për ‘FanZonë’ se kampionati i 81-të Kombëtar i futbollit me 10 javë deri në fund, pritet të luhet në fushë.

Nurishmi shton se Kupa mund të reduktohet nga 5 në 3 takime, ndërsa thotë se kampionati mund të startojë me 31 maj.

Dje ka pasur një konferencë me Sekretarët e Federatave për të rejat më të fundit dhe UEFA kërkon që kampionatet të mbyllen deri më 3 gusht.

Mendohet që kampionatet në mundësinë më të mirë të fillojnë në javën e parë të qershorit deri më 20 korrik. Varianti më pesimist të fillojë në fund të qershori e të mbarojë në korrik e të ngjeshet kampionati e të luhet çdo 4 ditë.

UEFA do të dijë se cilat skuadra do të jenë në kompeticionet europiane sezonin e ri. Fillimisht ishte menduar që futbolli të luhej në mesin e muajit maj, por kjo do të varet nga gjendja e koronavirusit që do të ketë Shqipëria”- tha ndër të tjera zyrtari i FSHF-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!