Pollozhani, situatë ireale…

Pas Shefit të Garave, Nurishmi, mes protagonistëve të ditës në emisionin “FanZone”, ishte sot edhe Artim Pollozhani.

Strugani i Skënderbeut, ndërsa gjëndet në Strugë, pranë familjes së tij, foli për disa tema aktualiteti rreth vetes dhe skuadrës korçare. Më shumë se mik me Ilir Dajën…

Për momentin jam në Strugë, në shtëpinë time. Nuk e kishim kaluar më parë këtë gjë. Është e paimagjinueshme kjo situatë që ne po kalojmë, por duhet të përshtatemi”.

Nuk kam thënë që do të marr rol drejtori dhe nuk do të luaj më. Kam pasur një ofertë nga presidenti Idrizi dhe e mora me qetësi. Ishte një periudhë kur mendoja ta lija, por tani është e ditur përse nuk e mora.

Fajtor bëj Ilir Dajën (qesh), që më ktheu të ndihmoja Skënderbeun. E kisha të vështirë në fillim, por me kalimin e kohës u zgjidh dhe tani bëhet një sezon që jam aktiv në futbolll”,-tha ndër të tjera 37 -vjeçari i Skënderbeut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!