Biellorusia/Ultrasit stop hyrjes në stadiume


Federata nuk ndërhyn ndërsa Presidenti Lukashenko, sugjeron pirjen e vodkës.

Kampionati Bjellorus i futbollit, është i vetmi në Evropë që luhet rregullisht dhe me dyer të hapura. Duke dëshmuar e mbetur si shëmbulli më i keq në tentativën për të ndalur koronavirusin.

Edhe pse rastet e infektimit nuk kanë munguar (gjithsej 163 me 2 vdekje). Federata nuk ndërhyn dhe Presidenti Lukashenko sugjeron pirjen e vodkës dhe vazhdimin e jetës sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Gjithësesi, janë tifozë të caktuar apo grupe ndërsa shpallin ‘divorc’ me futbolin. Grupi i parë që kundërshton praninë në stadiume është ai i Neman Grodno.

Madje duke bërë thirrje grupeve të ekipeve të tjera që të bëjnë të njëjtën gjë: “Ne qëndrojmë në shtëpi, ne zvogëlojmë rreziqet që lidhen me përhapjen e virusit. Mbroni veten dhe mbroni të dashurit tuaj”.

Të parët që iu bashhkuan nismes ‘jo futbollit’, ishin ultrasit e ish- skuadrës së Elis Bakajt të Shakhtar Soligorsk.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!