Iniesta në ‘skuadër’ me Nadal e Gasol…

Andreas Iniesta, ish-lojtari i Barcelonës dhe ekipi kombëtar Spanjoll, sot në Japoni te Visel Kobe, deklaroi përmes rrjeteve sociale se ishte bashkuar me projektin e solidaritetit ‘nuestramejorvictoria’.

I promovuar së bashku me ‘Kryqin e Kuq’ nga Pau Gasol dhe Rafael Nadal për të luftuar pandeminë koronavirus. Mesfushori i Visel Kobe, ka dhënë kontributin e tij me një ‘çek’ special.

Spanjolli i bashkohet një liste të gjatë të sportistëve që kanë vendosur të mbështesin iniciativën e tenistit Nadal dhe basketbollistit Gasol.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!