Futbollisti mjek braktis fushën…

Diego Çervero, 36 vjeç, ndërsa luan në klubin Barakaldo, Segunda B, ka vendosur të braktisë futbollin e ti kthehet zanatit të fituar në shkollë.

Lojtari nga Oviedo, figuron edhe mjek, dhe ka vendosur të hidhet në terren për të ushtruar profesionin e parë.

I diplomuar në mjekësi dhe kirurgji, Çervero veshi bluzen e bardhë e u vu në dispozicion të autoriteteve të shëndetësisë.

Situata kritike në Spanjë nga Koronavirusi, e ka shtyrë futbollistin që ka luajtur 339 ndeshje me 114 gola në radhët e profesionistëve, të vihet menjëherë në vijën e parë të luftës ndaj infeksionit famëkeq.(video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!