Takoi familjen mbretërore, Xhoshua karantinohet…

Kampioni botës në pesha të rënda, britaniku Antoni Xhoshua ka hyrë në izolim. Vendimi ka ardhur menjëherë pasi kampioni i botës në boks, mësoi për pozitivitetin me koronavirus të Princit Çarls të Anglisë.

Një takim me 9 mars, boksieri kishte marrë pjesë në një event në Westminster Abbey e cila u ndoq gjithashtu nga Mbretëresha Elizabet, trashëgimtare e fronit, dhe Kryeministri Boris Xhonson.

Antoni është në shtëpi dhe ndjek me kujdes udhëzimet e dhëna” – tha zëdhënësi i kampionit – “Ai është në gjendje të mirë, dhe dëshiron të dërgojë një falënderim të madh për të gjithë ata që janë në ballë të frontit të koronavirusit”.

Xhoshua pritet të mbrojë titujt e tij të peshave të rënda të IBF, WBA dhe WBO, kundër bullgarit Kubrat Pulev në ‘Totenham Hotspur Stadium’ më 20 qershor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!