Dibala mirë, pret testin e dytë të tamponit…

Paulo Dibala dhe e dashura e tij Oriana Sabatini, tani janë mirë, por koronavirusi nuk ishte një shëtitje për ta.

“Tani jemi mirë, – është shprehur modelja argjentinase për radion “El Club del Moro”. – Para dy-tre ditësh, unë ndihesha shumë keq. Ndieja dhimbje të trupit, isha e lodhur. Nuk kisha temperaturë, pasi atë e kontrolloja shpesh, por kam dëgjuar që mushkëritë e mia bënin një zhurmë të çuditshme. Pastaj edhe Paulo gjithashtu filloi të ndihej keq. Ashtu si me simptomat e gripit, të paktën për ne ashtu ishte”.

Dibala ishte lojtari i tretë i Juventusit, që rezultoi me koronavirus pas Ruganit dhe Matuidisë. Tani, çifti argjentinas është në rrugën e rikuperimit, por duhet të presë dritën e gjelbër të mjekëve.

“Ne kemi qenë në karantinë për nëntë ditë. Mjekët na thane, që më 31 mars, do të bëjmë një tampon tjetër. Ndërkohë, na thanë të pushojmë dhe na rekomaduan për të marrë disa vitamina”.

Në këto ditë karantinimi, sulmuesit argjentinas por edhe të dashurës së tij nuk i ka munguar përkrahja e klubit të Juventusit. “Ata na kanë sjellë ushqime, ndërsa mua më duhet vetëm të gatuaj”, u shpreh modelja argjentianase Oriana Sabatini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!