Mustafa, sot testi i dytë…

Sulmuesi i Kosovës U-21 Valdrin Mustafa, i pari futbollist shqiptar pozitiv me COVID-19, ka rreth 2 javë në karantinë. Sot pret të kryejë testin e dytë. Thotë se ndihet mirë.

Nën kontrollin e vazhdueshëm të mjekëve djaloshi me banim në Hanovër është duke pritur rezultatet e testeve që do të tregojnë se ka kaluar këtë infeksion shkatërrues. Në “Opinion” ai tregoi se si kishte qenë kjo periudhë e vështirë.


Jam shumë mirë por kam vetëm dhimbje koke. Nuk ndjej shije dhe aromë të ushqimit aspak. Kisha shumë dhimbje fyti dhe gjoksi por kisha vështirësi edhe në frymëmarrje.

Jam në ditën e 10 dhe nesër kam testin e fundit. Shpresoj ta kaloj me negativ sepse nëse del pozitiv, do të rri 24 ditë. Normalisht është 14 ditë”,-tha ndër të tjera mbrëmë Mustafa teksa nga Hanovëri ka udhëtuar drejt familjes në Sarbryken.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!