Fatih Terim: ‘Jam mirë, ju kam në zemër’

Fatih Terim, i shtruar në spital pasi u pikas me koronavirus, duket se po shkon drejt shërimit të plotë. Prej ditësh në Stamboll, ai po zbaton me përpikëmri udhëzimet e stafit mjeksor.

Ndërkaq, në një postim në rrjete, trajneri 66 vjeçar i Gallatasarajit ka falenderuar të gjithë ata që i dërguan mesazhe miqësore. Por dhe për të afërmit e tij.

“Kam ndjenja të bukura dhe speciale, saqë ndjej çdo lutje në zemrën time. Kjo është një provë për të gjithë ne dhe ne do ta kalojmë këtë provë me lutjet tuaja dhe dëshirat më të mira.

Jam mirë dhe shpresoj që të bëhëm më mirë. Falënderoj secilin prej jush, ju kam në zemër”,- shkruante Terim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!