Pas Liverpulit edhe Aston Vila për Rashicën…

Milot Rashica është vënë në shënjester të Liverpulit. Futbollisti i Verder Bremen, pati rritje galopante edicionin e shkuar por edhe gjatë sezonit aktual ka bërë diferencën te skuadra gjermane.
Mjaft determinant 23 vjeçari te skuadra përfaqësuese e Kosovës. Së fundi, në garë për të marrë sherbimet e mesfushorit sulmues është vënë edhe skuadra tjetër e Premier League, Aston Vila.
Ndërkaq për të marrë lojtarin, klubet e interesuara sipas ‘Mirror’, duhet të paguajnë te arkat e Verderit shumën e vendosur nga klubi. Ajo është 38 milion euro.