Nejmar në Brazil, Verrati në Paris…

Mbyllja e kampionatëve elitare të Europës për shkak të COVID-19, ka bërë që shumë futbollistë të klubeve të marrin udhën drejt shtëpive të tyre.

Kështu futbollistët e PSG, Nejmar dhe Tiago Silva në ditët e para të kësaj jave, fluturuan për në Brazil për të qëndruar gjatë pezullimit të garave në shtëpi.

Siç raportohet nga gazeta ‘Le Parisien ’, të dy lojtarët u kthyen në shtëpi para shtetrrethimit të vendosur nga Presidenti i Francës Emanuel Makron i cili dje në mesditë, deklaroi se kufinjtë e Francës janë të mbyllur.

Ndërkaq Marko Verrati, lojtari italian i PSG dhe mesfushori i kombëtares ‘axure’, ka mbetur në Paris.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!