Iku në Brazil, Nejmar pa ‘pasaportë’

Situata e koronavirusit në Francë u përkeqësua në fillim të kësaj jave. Presidenti Makron, parë situaten e vështirë, dekretoi gjendjen e alarmit në vend dy ditë më parë.

Sidoqoftë, disa futbollistë të PSG, kishin nuhatur situatën dhe pa u menduar dy herë, u larguan drejt vendeve të tyre.

Nga e hëna, Nejmar, Tiago Silva në Brazil dhe Kavani në Uruguaj. PSG nuk i kishte urdhëruar lojtarët e tij të qëndronin në Paris, kështu që ata nuk kanë shkelur asnjë rregull të klubit francez.

Sigurisht, stafi iu ka dërguar të gjithëve një plan specifik stërvitjeje. Por pyetja që po i bëhët Nejmarit nga autoritetet është disi e habitshme: ‘Nuk ke një pasaportë europiane, do kesh vështirësi të kthehesh’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!