Martini? Përgjigjen e jep… ‘Laçi’

Në vijim të programit stërvitor të ditës së martë, Edi Martini i shoqëruar nga stafi ndihmës, ka folur para skuadrës për barazimin e hidhur që Teuta mori në shtëpi me Flamurtarin e vendit të fundit 1-1.

Djem, ndaj Flamurtarit ishte një barazim që djeg, pasi erdhi në momentin tonë më të mirë.

Gabimet duhen, që të rritesh dhe të rifillosh.Të dielën ishte një ndeshje e rëndësishme që duhej të fitohej. Fitorja për ne ishte shumë e rëndësishme, sepse do ishim shumë afër tri vendeve të para.

Unë besoj se të gjithë ju, i keni të gjitha mundësitë që të shkojmë në Laç e të fitojmë dhe të kthehemi tek ecuria pozitive’ –ka thënë shkodrani.

Në fakt, tekniku i durrsakëve edhe pse ka pasur besimin e presidencës, mund të përfshihet në telashe nëse Teuta mundet në Laç nga ish-skuadra.

Teuta do me insistim europën por hapa të tillë të gabuar, si barazimet shtëpiake me Luftëtarin e Flamurtarin në shtëpi, rëndojnë. Këtë të shtunë Martini me kontigjent të plotë, luan mes ‘Durrësit e Shkodrës… në Laç’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!