Hoxhallari: ‘Duam vazhdimësi, jemi të etur…’

Tirana nuk ka pika të dobëta. Tirana nuk di të ndalet, Tirana me Egbonë në stol, ka zgjuar më shumë se kurrë ëndrrën për titullin e 25 kampion. Tifozët janë aty…
Bardheblutë, përkundër situatës më të re që ka përfshirë vendin me raste të COVID-19, nuk ndalen. Në mënyrë konstatnte, grupi i lojtarëve ka vijuar seancat përgatitore. Një nga ato që i paraprin takimit të së premtes me Bylis në Ballsh, do të kryhet sot.
“Po kemi senacë stërvitore sot”- përgjigjet Erion Hoxhallari teksa pyetet nga Redaksia e ‘Sporti im.al‘ lidhur me axhendën e ditës.
“ Janë edhe 10 takime në kampionat. Duam vazhdimësi pasi ende matematika na privon për titullin. Nuk neglizhojmë asgjë.
Skuadra qëndron e bashkuar, klima e mirë mes nesh na ndihmon për ecur lart…”– tha mbrojtësi i majtë i Tiranës, Hoxhallari ndërsa së bashku me Batha, Çelhaka, Kobina, Kale etj, po shkëlqen në këtë skuadër të rilindur e të etur për trofe.
14 takime radhazi me 13 fitore e një barazim, i ngjanë një perludi të frikshëm kryeqytetas. Të premten Tirana e vendit të parë më 53 pikë, viziton Ballshin në një stadium të boshatisur…