Sormani kur luante me… ‘Parmen’

Te Partizani janë në hall. Skuadra pësoi humbjen e radhës në ‘Loro Boriçi’ dhe humbi terren me kreun. Janë plot 15 pikë larg Tiranës.

Përkeqësimi pas 3 humbjeve radhazi dhe të një barazimi zhgënjyes me Bylis, ka lënë pa fjalë klub, tifozë, ish-futbollistë të kuq, specialistë.

Edhe pse preferohet heshtja, në unison e konsiderojnë Sormanin fajtorin kryesor të gjëndjes në tabelë. Pas humbjes trishtuese në derbi, skuadra ‘italiane’, rrugëtoi njësoj duke u ‘motër-uar’ me humbjet.

Mediatikisht apo në rrjete, Adolfi i ‘vogël’, shihet si dështimi i radhës i shkollës italiane.

Behu burre dhe jep vet dorëheqjen…! Jep dorëheqjen sa është shpejtë
Jep dorëheqjen para se te shkatërrosh ekipin e Partizanit, pasi kush trajner ka ardhur nga Italia ka shkatëruar Partizanit,
“- shkruante Dosti në Facebook.

Ish-kampioni me banim në Austri, ka rezultuar i përditësuar pas çdo takimi, madje duke ngritur zërin e së drejtës…

Askush nuk i thotë një fjalë ish-lojtarit të Parmes. Me gjasë kjo situatë kaotike te ‘Demat’, do vendosë në diskutim edhe Europën. ‘Rroftë kontrata 2.5-vjeçare’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!