Duka: “Dyshohet për 4 raste trukimi…”

Armand Duka flet për shumëçka sportive në ‘Pressing’. Me një panel përballë, teksa nuk mungoi Starova, kreu i FSHF-së, dha përgjigje të mirëmenduara për të gjitha pyetjet.

Duka ndër të tjera:

Do luhet gara?

E vështirë të parashikosh në të ardhmen në situatën që ka prekur një pjesë të mirë të botës e Europës.

Jeni të informuar që qeveria ka marrë vendim që të ndërpriten aktivitet publike, në detaje se çdo të bëhet me aktivitete është një gjë që besoj se do të ketë nesër akte dhe udhëzime.

Por duhet të jetë pjesë e udhëzimit se pasojat janë shumë të mëdha dhe duhet diskutuar, nëse do të luhet apo jo, me apo pa spektatorë.

Sot gjetëm zgjidhjen që të luhej pa spektatorë, shëndeti është i pari, futbolli, biznesi e të gjithë të tjerat vijnë më pas. 

Trukime?

Kemi shumë pak, por kemi, kemi në Kupën e Shqipërisë. Dyshime për trukime rezultatesh janë 4 raste për të cilat komisioni i Etikës ka marrë dosje, i ka analizuar e ka thirrur aktorët dhe i ka denoncuar në Prokurori.

Në çdo rast çojmë kallëzim penal në Prokurori. Nëse më pyet mua, mendimi im është që Komisioni i Etikës duhet t’i japim atribute. Ne prova nuk mund të gjejmë.

Duhet t’ia japë Asambleja, duhet të japë atribut që me opinion të dënohet, se përndryshe, por me 4 mund të jetë ndër vendet më të mira të Europes. Kjo lufta për pikë. Në Kupë kur përzihen ekipet e Kategorisë të Dytë me të Parën…”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!